Sa duhet të lëvizim çdo ditë?!

Pyetja që lind është se sa hapa në ditë janë të nevojshëm dhe të mjaftueshëm për të zvogëluar rrezikun ndaj sëmundjeve dhe në përgjithësi të mund të kemi shëndet më të mirë.

Me siguri keni dëgjuar për rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit duhet të bëni 10,000 çdo ditë me qëllim që të qëndroni në formë. Ky numër i hapave korrespondon me ecjen në shtegun prej 7.5 kilometrash në ditë.

Por një studim i kohëve të fundit i shkencëtarëve nga Universiteti i Masaçusetsit ka vënë në pikëpyetje këtë shifër, e cila sipas tyre, është simbolike dhe nuk është shkencërisht e vërtetuar. Për më tepër, mjekët kanë frikë se njerëzit e moshuar dhe me sëmundje kronike, të cilët kryesisht qëndrojnë ulur, përpjekja për ta zbatuar këtë rekomandim në baza ditore mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre. Gjithashtu, vetë ideja e ecjes në ditë prej 7.5 kilometrash mund të ndikojë negativisht mbi shëndetin e tyre. Gjithashtu, vetë ideja e kalimit të 7.5 km në ditë mund të veprojë në mënyrë të pandërgjegjshme dhe dekurajuese.

Autorët e hulumtimit të lartpërmendur theksojnë se lëvizja e dobët është me të vërtetë e rrezikshme për shëndetin, dhe se njerëzit që bëjnë më pak se 5000 hapa në ditë kanë rrezik më të lartë të shtimit të peshës, ndërsa tek të moshuarit ekziston problemi i mundshëm i atrofisë muskulare dhe humbjs së masës kockore. Megjithatë, pyetja që lind është se sa hapa në ditë janë të nevojshëm dhe të mjaftueshëm për të zvogëluar rrezikun ndaj sëmundjeve dhe në përgjithësi të mund të kemi shëndet më të mirë.

Për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve, siç është kanceri i gjirit, shkencëtarët rekomandojnë që të fillohet me numrimin e hapave, edhe atë 6,000 në ditë. Për individët e moshës 18 deri në 65 vjeç, do të ishte ideale shëtitja prej të paktën 30 minuta, edhe atë ecje e shpejtë. Domethënë, ritmi i ecjes është shumë i rëndësishëm – ecja e shpejtë rrit ritmin e zemrës dhe përmirëson qarkullimin, e cila si rezultat gjithashtu e përshpejton metabolizmin.