Sauna e ruan zemrën, po aq sa ushtrimet kardio

Ekzaminimi tregoi se pas daljes nga sauna, tek të gjithë pjesëmarrësit tensioni i gjakut ishte më i ulët, ndërkohë që puna e zemrës lëvizte me ndryshime, të cilat janë të njëjta sikur ushtrimet e moderuara.

Hulumtimet e fundit të një ekipi shkencëtarësh të Universitetit të Finlandës tregojnë se gjysëm ore saunë është e shëndetshme për zemrën, po aq sa kardio ushtrimet. Sipas tyre, ndryshimet në parametrat vital gjatë përdorimit të saunës, korrespondojnë me trajnime të moderuara.

Ekipi finlandez studimin e zhvilloi me 102 vullnetarë në një sauna ku temperatura ishte 73 gradë Celsius. Të gjithë të anketuarit ishin të moshës 50 vjeçare dhe tek secili prej tyre kishte të paktën një faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Para se të hynin në sauna, të gjithë të anketuarit u kontrolluan dhe ju është matur tensioni i gjakut, temperatura trupore dhe parametra shtesë. Parametrat e njejtë u ndoqën menjëherë pas përdorimit të saunës. Kontrolli tregoi se pas daljes nga sauna, tek të gjithë pjesëmarrësit tensioni i gjakut ishte më i ulët, ndërkohë që puna e zemrës lëvizte me ndryshime, të cilat janë të njëjta sikur ushtrimet e moderuara.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit që shkojnë në saunë, ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, çmendurisë, sëmundjen e Alzheimerit dhe vdekjen e papritur kardiake.

Studimi i fundit bazohet në studimin paraprak nga po të njëjtët hulumtues, të cilët në vitin 2015 vlerësuan përfitimet e përdorimit të saunas dy deri tre herë në javë dhe efektet e zvogëlimit të vdekshmërisë tek meshkujt. Qëllimi i këtij studimi ishte për të parë nëse ka pasur ndryshime në shkallën e vdekshmërisë midis dy grupeve të meshkujve – atyre që përdorën saunën rregullisht dhe atyre që përdorën saunën ndonjëherë. Sipas analizave, pas studimit që zgjati mbi 20 vjet, është treguar se më shumë vdekje janë regjistruar te ata njerëz që nuk kanë përdorur saunë të rregullt, sesa ata që e përdorën atë dy deri tre herë në javë. Personat që përdornin saunën katër deri shtatë herë në javë, kishin më pak gjasa që të vdisnin pas 20 vjetësh.

Përfitimet shëndetësore të të anketuarve nuk ishin të kufizuara vetëm në mbrojtjen nga sulmet e zemrës dhe vdekja e papritur, por me përdorimin e saunës ulet edhe rreziku i vdekjes nga shkaqet tjera.

Megjithatë, mjekët sugjerojnë se pacientët të cilët tashmë kanë ndonjë sëmundje të zemrës duhet të përmbahen nga përdorimi i saunës.