Shëtitja zvogëlon rrezikun e shfaqjes së polipeve të zorrëve

Personat me mbipeshë janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të polipeve të zorrëve.

Studiuesit amerikanë kanë lajme të mira: aktiviteti trupor minimal mund të veprojë në mënyrë parandaluese kur bëhet fjalë për polipet e zorrëve. Megjithëse në shumicën e rasteve ata janë beninje, këto rritje konsiderohen si rrezik faktor për shfaqjen e kancerit të zorrëve. Personat me mbipeshë janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të polipeve të zorrëve.

Sipas hulumtuesve, nën aktivitetin fizik, madje edhe aktivitetet më të thjeshta si ecja ose ngjitja e shkallëve, e zvogëlon rrezikun, sidomos kur këta njerëz janë në rrezik.

Studiuesit e Qendrës së Kancerit Мemorial Sloan-Kettering nga Nju Jorku, në studimin e tyre përfshinë rreth një mijë pacientë të racave dhe grupeve etnike të ndryshme në studimin e tyre. Të gjithë ishin të moshës së mesme dhe nuk kishin një rrezik në rritje për të zhvilluar polipet ose kancerin e zorrës së trashë. Dy të tretat e të anketuarve ishin me mbipeshë, ndërsa gjysma e tyre ushtronin të paktën një orë në javë.

Pas kryerjes së kolonoskopive, studiuesit zbuluan se ata që ushtruan një ose më shumë orë në javë u ekspozuan ndaj një rreziku prej 26% të polipeve, krahasuar me rrezikun prej 40% për personat që nuk ishin fizikisht aktiv.