Stërviteni shumë, merrni shumë vitamina dhe i lani shpesh flokët?

Larja e tepruar e flokëve e stimulon skalpin që të sekretoj sa më shumë yndyrë, gjë që i bën flokët tona të yndyrshme. Përveç kësaj, shfaqet edhe zbokthi.

Ekzistojnë gjëra të cilat i bëni çdo ditë, por nuk e dini se ato janë të dëmshme për shëndetin. Ja disa nga zakonet të cilat nuk ndikojnë edhe aq mirë mbi shëndetin tuaj…

Ushtroni shumë shpesh

Kuptohet që stërvitja është e mrekullueshme për shëndetin tuaj, sigurisht që nuk duhet të neglizhohet. Megjithatë, edhe stërvitja mund të ekzagjerohet, sidomos nëse nuk i lejoni trupit që të pushoj një periudhë kohore nga ushtrimet e lodhshme.

Punoni vazhdimisht duke qëndruar ulur

E dimë se nuk kemi shumë për të bërë këtu, por ajo çka mund të ndryshoni është që të përpiqeni të ngriheni, të zgjateni dhe të ecni për pak kohë.

Edhe stërvitja mund të ekzagjerohet

Zgjoheni mjaft vonë

Deri më tani, shumë studime shkencore kanë treguar se njerëzit që flenë shumë gjatë kanë një rrezik më të madh për zhvillimin e depresionit. Prandaj, rekomandohet që të ngriheni sa më herët që të jetë e mundur, por gjithashtu edhe të fleni gjumë më herët, pasiqë duhet të fleni të paktën gjashtë orë, me qëllim që t’i lejoni trupit tuaj pushim cilësor.

I lani shpesh flokët 

Sipas rregullave, flokët duhet të lahen një ose dy herë në javë. Shumë njerëz vërejnë se flokët janë më të yndyrshëm se zakonisht, kështu që i lajnë flokët shpesh, madje çdo ditë.

Por ajo që nuk e dinë është se flokët bëhen të yndyrshëm për shkak të larjes së tepërt. Në rast se i lani flokët çdo ditë ose çdo të dytën ditë, duhet të ndaloni së bëri këtë. Problemi është se larja e tepruar e flokëve e stimulon skalpin që të sekretoj sa më shumë yndyrë, gjë që i bën flokët tona të yndyrshme. Përveç kësaj, shfaqet edhe zbokthi.

Merrni shumë vitamina

Nuk ka të bëjë me vitaminat që marrim përmes ushqimit, por me shtojcat e vitaminave. Duke pasur parasysh se jetojmë në një ritëm të përshpejtuar, shpesh nuk e arrijmë të ushqehemi siç duhet, kështu që u kthehemi shtojcave të vitaminave, të cilat kryesisht i marrim në formën e tabletave ose kapsulave. Edhe pse ata janë të shëndetshëm, ato duhet të merren në mënyrë të moderuar. Shumë njerëz e teprojnë këtë gjë, dhe kjo nuk është aspak e mirë.