Të bukura, por vetëm…

Të bukura, të suksesshme, por vetëm...

Kohët moderne i kanë ndryshuar kufijtë, kështu që fjalia e famshme “Nuk mund të jesh vajzë në të 30-at”, nuk është më në përdorim. Karriera, dashuria e pafat, zgjedhje e keqe, burra të martuar… cili është shkaktari i një tendence të tillë, ku shumë gra janë vetëm në ditët e sotme.

Profesionistët pohojnë se gratë kanë më pak gjasa të pajtohen për kompromis, sepse vetë janë të pavarur, nuk varen financiarisht nga burrat dhe luftojnë për liri. Shkaqet e vetmisë janë të ndryshme, si fakti se gruaja ka vendosur kritere të larta dhe se nuk dëshiron të martohet me një person dosido, ose është dashuruar me një burrë të martuar, kështu që është e zënë, por e vetme.

Psikologët shpjegojnë se gratë janë kryesisht të zëna me karrierën, dhe e harrojnë orën biologjike dhe krijimin e familjes, përderisa merren me këtë, koha u ik dhe një ditë kuptojnë se nuk kanë vepruar si duhet.

Ka mjaft arsye për vetminë. Fillimisht studimet, pastaj vazhdimi i studimeve, punësimi, ndonjë funksion më i mirë, kështu që mund të gjendet ndonjë mashkull që do t’i ndihmojë  në karrierë, por është i martuar. Karriera është e pranishme, dashuria është e pranishme, por asgjë nga ardhmëria reale. Gratë e tilla, nëse nuk e kuptojnë se ku po shkojnë, fatkeqësisht do të mbeten vetëm. Sigurisht, shembujt janë të ndryshëm, disa gra janë në gjendje ta përdorin për të marrë gjithçka, ndërsa disa të tjera me vetëdije zgjedhin të jenë vetëm”, theksojnë psikologët.

Ekziston edhe ana tjetër e medaljes, dhe kjo është se burrat janë të pasigurtë para grave të fuqishme, kështu që përmbahen gjatë veprimit dhe pushtimit. Një grua që është e pavarur, ka apartamentin e vet, puna mund të ndodhë që të jetë pa pretendime, sepse gjysma tjetër qëndron në shtëpi dhe pa punë. Meshkujt e tillë mendojnë se nuk kanë çfarë  t’i ofrojnë një gruaje të suksesshme. Sigurisht, ka edhe burra që i frikësohen refuzimit ose frikësohen se do t’ju dështojë lidhja, kështu që nga frika se çfarë do të ndodhë më pas, heqin dorë, thonë psikologët.

Jeta është një sfidë, kështu që çdo situatë e jetës duhet të provohet dhe të kapet me të dyja duart. Madje edhe nëse bëhet fjalë për vetmi, refuzim…