UNICEF: Gratë nga vendet e zhvilluara, gjithnjë e më shumë shmangin gjidhënien

Të gjitha studimet vërtetojnë rëndësinë e dhënies së gjirit gjatë muajve të parë të jetës. Qumështi i gjirit i siguron të gjithë faktorët ushqyes dhe mbrojtës të cilët janë nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, të cilat nuk mund të zëvendësohen tërësisht nga qumështi i adaptuar.

Nënat nga vendet evropiane dhe SHBA-të gjithnjë e më shumë i ushqejnë foshnjat e tyre me qumësht të adaptuar, ndryshe nga ata që jetojnë në vende të varfëra ose në vendet në zhvillim, sipas të dhënave që u publikuan nga UNICEF.

Nënat nga vendet më të varfra të botës, i ushqejnë me gji fëmijët e tyre deri në moshë dy vjeçare, gjë që është në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-it.

Në vendet në zhvillim, si Peruja, Madagaskari dhe Nepali, në 99 për qind të rasteve gratë i ushqejnë fëmijët e tyre me gji.

Por Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mbesin prapa. Për shembull në Irlandë vetëm 55 përqind e femrave i ushqejnë foshnjat e sapolindura dhe fëmijët e tyre, në SHBA kjo shifër është 74 përqind, ndërsa në Britaninë e Madhe 81 përqind.

Një nënë në Etiopi duke e ushqyer me gji fëmijën e saj

Në Gjermani 82 për qind e nënave i ushqejnë fëmijët e tyre me gji, ndërsa vendet skandinave janë në krye të listës me 98 për qind të suedezëve, ndërsa norvegjezet me 95 për qind.

Të gjitha studimet vërtetojnë rëndësinë e dhënies së gjirit gjatë muajve të parë të jetës.

Rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që të gjithë fëmijët, me përjashtim të rasteve të rralla, duhet që të marrin vetëm qumështin e nënës së paku gjashtë muajtë e parë të jetës.

Ushqyerja me gji duhet të vazhdojë edhe në gjysmën e dytë të vitit të parë, duke shtuar gradualisht edhe ushqime të tjera. Ushqyerja me gji mund të vazhdojë për aq kohë sa nëna dhe fëmija dëshirojnë.

Qumështi i gjirit siguron raport të balancuar të materieve ushqyese dhe mbrojtëse, të cilat janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin optimal të fëmijës. Ushqyerja me gji ka efekt stimulues në zhvillimin e sistemit imunitar të fëmijës.

Ushqyerja me gji duhet të vazhdojë edhe në gjysmën e dytë të vitit të parë

Për shkak të kësaj, foshnjat që ushqehen me gji në një përqindje të vogël preken nga infeksionet, alergjitë dhe sëmundjet autoimune dhe rreziku i ulët nga vdekja e mundshme për shkak të necrotizing enterocolitis dhe sindromi i vdekjes së papritur të fëmijëve.

Qumështi i gjirit i siguron të gjithë faktorët ushqyes dhe mbrojtës të cilët janë nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, të cilat nuk mund të zëvendësohen tërësisht nga qumështi i adaptuar.