Ushqimi kundër dhimbjeve të kokës

Tabletat nuk janë të vetmet që mund t'ju ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të kokës. Në fakt, edhe me konsumimin e disa ushqimeve, mund të zvogëloni dhimbjet e kokës.

Personat të cilët vuajnë shpesh nga dhimbjet e kokës ose migrena e dinë sa e tmerrshme dhe e padurueshme mund të jetë kjo. Edhe pse shpesh dhimbja e kokës nuk është sinjal i diçkaje serioze, mund të jetë shumë intensive dhe “të paralizojë” njeriun. Kur dhimbja e kokës është e fortë, aftësia për të punuar është minimale dhe nuk mund të jeni të dobishëm as për veten dhe as për të tjerët.

Simptomat e zakonshme të kokëdhimbjes janë neveri, marramendje, lodhje dhe molisje. Edhe pse tabletat mund t’a eliminojnë dhimbjen, ajo është e karakterit të përkohshëm. Por ushqimi  mund ta zgjidhë këtë problem për një kohë të gjatë. Ky është ushqimi i cili do t’ju ndihmojë të harroni dhimbjet e kokës.

KINOA

Është burim i mrekullueshëm i magnezit dhe i riboflavinës. Këto dy përbërës vlerësohen jashtëzakonisht shumë për luftën kundër dhimbjes, kështu që magnezi e zvogëlon migrenën, ndërsa riboflavin ndalon fillimin e kokëdhimbjes në përgjithësi.

BANANE

Nëse keni dhimbje koke të shpeshta ose migrenë, duhet që të futni më shumë banane në menunë e juaj ditore. Ky frut njihet për praninë e sasive të mëdha të magnezit, i cili relakson enët e gjakut dhe në këtë mënyrë e eliminon dhimbjen. Nga ana tjetër kaliumi, ndihmon në ruajtjen e bilancit të elektroliteve.

 

XHENXHEFIL

Përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit janë të njohura për të gjithë. Vetitë e tij anti-inflamatore ndikojnë pozitivisht në ndalimin e dhimbjes në mënyrë të natyrale.

 

                      BAJAMET

Edhe bajamet janë të pasura me magnez, i cili e qetëson dhimbjen pulsuese në kokë. Bajamet stimulojnë prodhimin e serotoninës, i njohur si hormoni i lumturisë. Ky hormon bën që njeriu të ndjehet më mirë dhe t’i kalojë dhimbja e kokës.

 

                       PJEPËR

Në stinën e verës, pjepri është pjesë e tryezës ditore. Prandaj, nëse keni problem me kokëdhimbjet konsumoni çdo ditë prej këtij fruti. Pjepri përmban mjaft ujë dhe magnez, të cilat janë dy armë kryesore kundër dhimbjes në kokë.