Vajza ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur ata “u godasin”

Të gjitha vitet janë të bukura! Të gjitha dekadat janë të veçanta! Vetëm duhet që me kohë të zbuloni se çfarë ndryshimesh u presin dhe cilit t'i kushtohet më shumë vëmendje ...

Nкëse ka diçka që çdo grua 40 vjeçare e ëndërron, atëherë kjo është fytyra tronditëse e njerëzve të cilëve me krenari u themi “Unë jam 40!” Nuk ka asnjë të keqe të dëshironi të dukeni më të rinj, të freskët dhe të natyrshëm sa më gjatë të jetë e mundëshme. Ne i duam të dyzetat! Të dyzetat janë të tridhjetat e reja, gratë janë më të suksesshme dhe më të lumtura në këto vite. Megjithatë, me ardhjen e moshës vijnë edhe disa ndryshime fizike dhe psikologjike. Mbani mend diçka: asgjë nuk ndodh brenda natës, të gjitha ndryshimet në fund të fundit janë TË MIRA!

Më e vështirë është të humbni kilogramët e padëshiruar!

Sigurisht, para disa viteve vetëm me heqjen e dy ose tre artikujve nga lista e ushqimeve, ju do të humbnit 5 kg vetëm për disa ditë! Kjo gjë në moshën 40 vjeçare është më e vështirë, për shkak se metabolizmi ndryshon dhe muskujt papritmas relaksohen. Pas të tridhjetave, çdo vit, në mënyrë të natyrshme zhduken rreth 5% e indeve të muskujve, për këtë shkak deri në vitet e 40 metabolizmi është krejtësisht i shkatërruar dhe për këtë arsye vetë trupi konsumon më pak kalori. Prandaj, në qoftë se ushqeheni në të njëjtën mënyrë si në të njëzetat, patjetër që do të vini re kilogramët!

Ndryshon cikli menstrual!

Në të dyzetat trupi përgatitet për menopauzën dhe me siguri që do të vini re disa ndryshime te cikli. Këto ndryshime mund të zgjasin deri në një dekadë para se të hyni në menopauzë. Estrogjeni dhe progesteroni, hormonet riprodhuese femërore të cilat e rregullojnë ciklin, fillojnë të lëkunden. Përveç menstruacioneve të parregullta, gjithashtu mund të përjetoni pagjumësi, dhimbje koke, ndryshime të humorit, afshe të nxehta dhe rritje të pakontrolluar të flokëve. E gjithë kjo është normale dhe është pjesë e proçesit të ndryshimit!


Do të zbukuroheni!

Ato pak rrudha rreth syve që shfaqen derisa ju qeshni, ata në të vërtetë ju bëjnë edhe më të bukura! Thonë se vetëvlerësimi është tërheqës, apo jo? Për këtë shkak gratë në të dyzetat janë më tërheqëse. Nuk varen nga të tjerët dhe kanë shumë vetëbesim. Nuk e kritikojnë vetveten në mënyrë të ashpër dhe e dinë saktësisht çfarë duan.


Libidoja juaj rritet

Besoni ose jo, hulumtimet kanë treguar se gratë në moshën dyzet vjeçare janë më të interesuara për seks, se që kanë qenë më parë. Arsyeja për këtë parim është mjaft logjike: për shkak të zvogëlimit të prodhimit të vezorëve, trupi femëror është më i ngazëllyer, sepse ndjen një rënie të pjellorisë, duke krijuar kështu njëfarë balancimi dhe duke u përpjekur të “qëndrojë në lojë”.


Ka shance të mëdha për intolerancë ndaj laktozës

Disa kanë probleme me produktet e qumështit që nga lindja, ndërsa te të tjerët mund të zhvillohet pak më vonë. Sipas disa hulumtimeve, në vitet e dyzeta trupi ynë prodhon enzime laktaze që ndihmojnë shpërndarjen e laktozës në zorrë. Ashtu siç plaket trupi, edhe prodhimi i enzimeve zvogëlohet dhe si pasojë e kësaj rritet intoleranca ndaj laktozës. Megjithëse ky problem më së shpeshti është gjenetik, mund të shkaktohet edhe nga rrethana të tjera të jetës, si: shtatzania, kirurgjia, infeksione dhe kimioterapia.


Ndryshime në cilësinë e shikimit

Diku rreth të dyzetave mund të fillojnë ndryshimet në cilësinë e shikimit. Problem më të shpeshtë krijon shkurtërpamësia, prandaj më vështirësi do të lexoni nga afër dhe do të hasni probleme me rrobaqepsinë. Nga ana tjetër, disa kanë problem me vozitjen gjatë natës shkaku i reflektimit. Gjithashtu, edhe ngjyrat do të filloni t’i shihni ndryshe edhe sytë e thatë mund të bëhen problem.


Ndryshon ndjesia e nuhatujes dhe shijes

Kjo gjë do t’ju shqetësonte më së shumti. Me kalimin e kohës, bëhemi më pak të ndjeshëm ndaj aromave kryesore – të kripura, të ëmbla, të tharta, djegëse … Ushqimi fillon të duket si pa shije, kështu që duam më shumë erëza. E njëjta gjë ndodh me ndjesin e nuhatjes.


Mund të ndodhin probleme edhe me dëgjimin

Me kalimin e viteve vine edhe ndryshimet në daullen e veshit dhe në veshin e brendshëm, prandaj mund të dëgjoni më dobët. Me siguri po pyesni – çka ndodh me ata që tashmë kanë dëgjim të dobët? Mund të vijë deri te koordinimi i dobët dhe probleme me drejtëpeshimin, sepse veshi i brendshëm është i lidhur drejtpërdrejt me drejtpeshimin e trupit!