Zbulohet se përse plagët në zgavrën e gojës shërohen më shpejt sesa ato në lëkurë

Gjatë trajtimit të 30 personave të cilët kishin plagë në pjesën e jashtme të gojës, në lëkurë, por në të njëjtën kohë edhe në zgavrën e gojës, shkencëtarët zbuluan se arsyeja kryesore e shërimit të shpejtë të plagëve "të brendshme" ishte modeli krejtësisht unik i shprehjes gjenetike, i cili gjendet në qelizat e zgavrës së gojës.

Shkencëtarët amerikanë kanë konstatuar se pse plagët në gojë shërohen më shpejt se ato në lëkurë, duke hapur rrugën për përmirësimin e mundshëm dhe përshpejtimin e trajtimit të tyre.

Domethënë, hulumtuesit donin të mësonin se si të përshpejtonin shërimin e plagëve të trupit dhe e gjitha që duhet të bënin ishte të lëndonin fare pak personat që morën pjesë në hulumtim. Domethënë plagë prej 3 mm madhësi.

Pamja e plagës menjëherë pas lëndimit, pas 3 ditëve dhe pas 6 ditëve

Gjatë trajtimit të 30 personave të cilët kishin plagë në pjesën e jashtme të gojës, në lëkurë, por në të njëjtën kohë edhe në zgavrën e gojës, shkencëtarët zbuluan se arsyeja kryesore e shërimit të shpejtë të plagëve “të brendshme” ishte modeli krejtësisht unik i shprehjes gjenetike, i cili gjendet në qelizat e zgavrës së gojës.

Shkencëtarët morrën konfirmimin e pretendimeve të tyre, pas testimit të kryer me minjtë laboratorik.

Ky zbulim mund të përdoret për të përhapur mostra molekulare në pjesën e jashtme të lëkurës, duke përshpejtuar në këtë mënyrë procesin e shërimit, por gjithashtu duke zvogëluar edhe gjasat për shfaqjen e shenjave.

Sipas Qendrës Kombëtare të Informacionit Bioteknologjik, faktor plotësues që kontribuon në shërimin e shpejtë të plagëve orale është edhe prania e pështymës, e cila krijon mjedis të lagësht dhe përmirëson mjekimin e proceseve inflamatore.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Science Translational Medicine”.