Zbuloni plagët e fshehura: Cilat janë pasojat e shëndetit mendor kur një fëmijë kritikohet vazhdimisht

Ekzistojnë disa shenja që tregojnë se personi është rritur nga prindër që e kanë kritikuar shumë.

Të ritesh nga prindër që kanë shprehi të kritikojnë, mund të lënë pasoja afatgjata në shëndetin mendor të një personi, shpjegon psikologu Set Gillihan. Siç shpjegon ai për Psychology Today, ka disa shenja që një person është rritur nga prindër tepër kritikë, bazuar në hulumtimet dhe vëzhgimet e tij si psikolog.

Në përvojën e tij të deritanishme, prindërit priren të kritikojnë fëmijët e tyre sepse ata vetë nuk e kuptojnë se sa e dëmshme mund të jetë për ta. Fëmijë të tillë, shpjegon ai, janë më të prirur ndaj mendimeve depresive, mbyllen në vetvete, shpesh janë të pasigurt dhe të tërhequr dhe kjo ka pasoja negative për të gjitha marrëdhëniet e tyre të mëvonshme me njerëzit e tjerë.

Por si ta kuptojmë se personi është rritur nga prindër që e kanë kritikuar shumë? Disa nga shenjat kryesore përfshijnë si më poshtë:

  • Mungesa e vetëbesimit
  • Prirje për perfeksionizëm
  • Pranimi i vështirë i gabimeve dhe përgjegjësia për to
  • Pavendosmëri
  • Nevoja e vazhdueshme për të kërkuar falje
  • Prirje për depresion
  • Pamundësia për të pranuar komplimente
  • Nevoja për ekspozim të vazhdueshëm.

Gjegjësisht, njerëzit që janë rritur me prindër të tillë shpesh ndihen sikur nuk janë mjaftueshëm të mirë dhe të suksesshëm në asnjë fushë të jetës, ndaj ndjejnë mosbesim në aftësitë e njerëzve që i rrethojnë. Ndikimi më i madh është i dukshëm pikërisht në marrëdhëniet e partnerëve në të cilat personi nuk mund të hapet emocionalisht, por as nuk mund t’i besojë partnerit.

Përktheu dhe përshtati:S.N