Zemra e femrës dallon nga ajo e mashkullit

Diagnostikimi i sëmundjeve të zemrës tek femrat është një sfidë e vështirë. Për caktimin e diagnozës te femrat është e nevojshme që të bëhen ekzaminim të hollësishëm.

Edhe pse mendohet se sëmundjet e zemrës prekin më shumë burrat, gjysma e grave të moshës mbi 40 vjeçare vdesin si pasojë e çrregullimeve kardiovaskulare.

Zemra e femrave është më e vogël se e meshkujve. Nëse pesha mesatare e zemrës te femrat është 118 gram, zemrës së mshkujve shtoni edhe 60 gramë më shumë. Femrat kanë vena më të holla. Mesatarisht, venat e femrave janë për një milimetër më të holla se të meshkujve. Struktura e valvulave te femrat është më e dobët se ajo e burrave. Çrregullimet e valvulave dhe problemet me palpitacionet (rrahjet e zemrës) janë më të zakonshme tek femrat.

Sëmundjet kardiake tek femrat vështirë diagnostifikohen, pasi që nuk japin simptoma të qarta. Shpesh herë EKG-ja jep rezultate normale. Nëse te meshkujt karakteristikë është dhimbja e gjoksit, gratë shpesh përjetojnë ngulfatje (mungesë ajri), dobësi, lodhje dhe fryrje. Prandaj, diagnostikimi i sëmundjeve të zemrës tek femrat është një sfidë e vështirë. Për caktimin e diagnozës te femrat është e nevojshme që të bëhen ekzaminim të hollësishëm. Zemra e një gruaje shumë më vështirë mund të shërohet pas një sulmi në zemër. Për dallim nga meshkujt, femrat kanë rrezik më të lartë të vdekjes pas një sulmi në zemër.

Zemra e femrave punon më shpejt. Nëse numri mesatar i rrahjeve të zemrës te meshkujt varion nga 70-72, tek femrat varion nga 78-82. Veçanërisht e ndjeshme është ndaj efekteve anësore të barnave që konsumohen. Mundësia e çrregullimit të ritmit të zemrës është shumë më e madhe tek femrat sesa tek meshkujt.

Edhe pse janë më të ndjeshme dhe më të holla, venat e femrave janë më rezistente ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Krahasuar me meshkujt, zemra e femrave ka një dallim prej 10 vitesh në zhvillimin e sëmundjeve. Ky dallim nuk ekziston pas menopauzës.