Zgjidhje për dhimbje të papritura të dhëmbit

Zakonisht gjatë dhimbjes së dhëmbit, marrim analgjetikë, por mjaft efektiv është treguar edhe akulli, i cili vepron duke e mbajtur atë në anën ku gjendet dhimbja për 15 minuta.

Nëse papritur keni dhimbje dhëmbi, kuptphet që është e nevojshme që menjëherë të shkoni te dentisti, sepse kjo nuk është asnjëherë shenjë e mirë. Por çfarë të bëni nëse kjo u ndodh natën ose nëse nuk arrin të merrni ndihmë mjekësore?

Ekzistojnë mënyra dhe mjete të thjeshta për të qetësuar dhimbjen.

Zakonisht gjatë dhimbjes së dhëmbit, marrim analgjetikë, por mjaft efektiv është treguar edhe akulli, i cili vepron duke e mbajtur akullin në anën ku gjendet dhimbja për 15 minuta. Një tjetër mënyrë për të zvogëluar dhimbjen është shpëlarja e gojës me një gotë me ujë të ngrohtë të tretur në të paraprakisht një lugë çaji me kripë, ndërsa rezultat i ngjajshëm arrihet edhe në qoftë se në ujë shtoni sodë buke.

Si një zgjidhje efektive, rekomandohet edhe përdorimi i çajit të koncentruar të sherbeles, nenexhikut ose kamomilit, në varësi të asaj që keni në shtëpi.

Vendosni dy lugë prej barishteve në një gotë ujë të vluar, prisni që çaji të ftohet dhe me të shpëlarje gojën disa herë.

Të gjitha këto ju mund t’i aplikoni edhe tek fëmijët e vegjël.