Zorrët janë përgjegjëse për infeksionet e sistemit të qarkullimit të gjakut

Për të trajtuar me sukses këtë lloj infeksioni, e rëndësishme është që të dini burimin e infeksionit, në mënyrë që të mos përsëritet infeksioni, shtojnë mjekët.

Infeksionet e sistemit të qarkullimit të gjakut gjatë qëndrimit në spital, në shumicën e rasteve përgjegjës është sistemi i digjestiv, tregon një studim i ri. Shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Stanfordit kanë përdorur një program të ri kompjuterik, në mënyrë që të mund të identifikohet shpejt burimi i infeksionit në gjak tek 30 pacientë.

Ata zbuluan se tek shumica e pacientëve, infeksioni fillon në zorrën e trashë.

Duhet të theksohet se trajtimi i infeksioneve të gjakut me anitobiotikë të spektrit të gjerë nuk është i thjeshtë, sidomos kur burimi i infeksionit është i panjohur, theksojnë ekspertët. Për të trajtuar me sukses këtë lloj infeksioni, e rëndësishme është që të dini burimin e infeksionit, në mënyrë që të mos përsëritet infeksioni, shtojnë mjekët. Prandaj, program i ri kompjuterik do të mund të ndihmonte mjekët që me sukses të përcaktojnë burimin e infeksionit.

Zorrët janë strehë e mijëra baktereve, të cilat zakonisht nuk shkaktojnë probleme gjatë kohës që janë në to. Por, në rast të kalimit të tyre përmes barrierës së zorrëve në qarkullimin e gjakut, mund të vijë deri te zhvillimi i infeksioneve të qarkullimit të gjakut.