Deri në cilën moshë u rriten gjinjtë femrave?

Gjinekologët shpjegojnë se gjinjtë e femrave rriten deri në adoleshencën e vonshme ose deri në fillim të të njëzetave, por ndryshimet në madhësinë dhe formën e tyre ndodhin gjatë gjithë jetës dhe lidhen me ndryshimet në indin e gjinjëve.

Madhësinë e gjoksit e përcaktojnë faktorë të tillë si, gjenetika, pesha, vitet dhe shtatzënia, ndërsa ndryshimet në madhësinë dhe formën e gjoksit ndodhin gjatë gjithë jetës së tyre, por në një moshë të caktuar, gjinjtë ndalojnë së rrituri. A e dini se deri në cilën moshë u rriten gjinjtë femrave?

Madhësia e gjoksit ndryshon vazhdimisht, ndërsa mund të ndryshojë deri në një numër të madhësisë së shportave të sytjenave. Ndryshimi në madhësinë e gjoksit ndikohet nga koha e ndryshme e ciklit mujor.

Gjinjtë zhvillohen plotësisht 3 deri në 4 vitet e para të menstruacioneve, procesi i rritjes së gjinjëve përfundon në një moshë fare të re.

Gjinekologët shpjegojnë se gjinjtë e femrave rriten deri në adoleshencën e vonshme ose deri në fillim të të njëzetave, por ndryshimet në madhësinë dhe formën e tyre ndodhin gjatë gjithë jetës dhe lidhen me ndryshimet në indin e gjinjëve. Këto ndryshime ndikohen nga ndryshimet hormonale, shtatzania, ushqyerja me gji, shtim në peshë ose dobësimi, menopauza…

Gjatë shtatzënisë, gjinjtë mund të rriten për disa numra, ndërsa indi të përhapet shumë, kështu që, më vonë mund që të mos jenë në gjendje që të vijë plotësisht në gjendjen e tyre të mëparshme.

 

Edhe ushqyerja me gji mund të ndikoj në ndryshimin e pamjes së gjinjëve. E gjitha varet nga indi dhe dendësia e gjinjëve dhe ndryshimet në peshë. Disa gra kanë gjinj më të mëdhenj si pasojë e shtatzanisë, përderisa të tjerave u zvogëlohen pas ushqyerjes me gji.

Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se gjenetika luan rol të madh në madhësinë dhe formën e gjinjëve tek femrat. Gjenet ndikojnë në nivelin e hormoneve, të cilët më pas ndikojnë në indet e gjinjëve, duke përcaktuar dendësinë, por edhe pamjen e lëkurës.