Era e limonit ndihmon përqendrimin

Për dallim nga meshkujt, gratë kanë hundë më të ndjeshme

Instituti i Neurologjisë në Torino, Itali, doli me një analizë se aromat kanë ndikim të fuqishëm tek njerëzit. Sipas psikologut italian Angelo Muso, aroma e vanilës na bën altruistë, ndërsa era e limonit na ndihmon që të përqendrohemi.

Për të stabilizuar gjendjen shpirtërore, rekomandohet esenca e jaseminit, ndërsa aroma e borzilokut dhe trëndafilave shtojnë dëshirën seksuale.

Sipas profesorit, aromat ndikojnë në emocionet të cilat i përjetojmë.

Sipas sondazheve, aromat tek gratë, domethënë hunda e femrave është më e ndjeshme ndaj aromave trupore sesa tek meshkujt.