Fakte për mollat që do t’ju mahnitin

Sasia e madhe e ujit dhe fibrave që përmban, nënkupton që molla të mban të ngopur për orë të tëra, pavarësisht atyre pak kalorive që përmban (një mollë ka rreth 95 kalori).

Të gjithë e dimë se një mollë në ditë ju mban të shëndetshëm. Ky frut lidhet me përfitime të shumta shëndetësore, por këto janë disa fakte të dobishme për mollët.

Alergjia ndaj mollës është alergji ndaj polenit

Kur bëhet fjalë për alergjitë ndaj ushqimit, asociacioni më i zakonshëm janë kikirikët ose vezët. Por fakt është se alergjia ndaj mollës është një dukuri e zakonshme. Profesionistët besojnë se përgjegjës për këtë është poleni i vet pemës, e cila gjendet në sipërfaqen e mollëve të freskëta.

Mollët janë ushqim dietik 

Sasia e madhe e ujit dhe fibrave që përmban, nënkupton që molla të mban të ngopur për orë të tëra, pavarësisht atyre pak kalorive që përmban (një mollë ka rreth 95 kalori). Por, mollët përmbajnë edhe acid ursolik që gjendet në lëvore, i cili është treguar të jetë efektiv në shkrirjen e depozitave yndyrore dhe zvogëlimin e rrezikut të mbipeshes.

Rreth 30% e mollës hidhet

Mënyra klasike dhe e zakonshme e ngrënies së mollës, rrethore rreth bërthamës, hidhet deri në 30% e mollës (midis 20 dhe 30 kalori).