Hulumtim: Probiotikët kanë efekt pozitiv mbi osteoporozën

Probiotikët e rrisin volumin e eshtrave dhe kanë efekt pozitiv gjatë osteoporozës, tregon studimi i fundit i botuar nga një grup hulumtuesish amerikan.

Probiotikët që njihen kudo në botë, mund të kenë efekt të dobishëm në vëllimin dhe ndarjen e eshtrave, ka treguar hulumtimi. Kur minjtë laboratorik trajtohen me probiotikë Lactobacillus rhamnosus GG, e cila gjendet natyrshëm në organizëm dhe zakonisht gjendet në zorrë, atëherë ajo krijon reaksion zinxhiror që çon në lirimin e një proteine, e cila luan rol kyç në zhvillimin e eshtrave. Studimet e mëparshme kanë treguar se probiotikët mund të sigurojnë mbrojtjen kundër humbjes së dendësisë minerale të kockave, të lidhura me sëmundjet.

Tani, shkencëtarët nga Universiteti Emory kanë provuar se probiotikët mund të bëhen më të arritshme dhe të përdoren më shpesh për të trajtuar një gamë të gjerë të  sëmundjeve të eshtrave, përfshirë edhe osteoporozën.

Frakturat gjatë osteoporozës çojnë në pasoja më serioze. Në 50% të rasteve, ato shkaktojnë dëme të përhershme. Tek gratë me osteoporozë të cilat përballen me fraktura, probabiliteti i vdekjes gjatë vitit varion nga 15% deri në 20%, ndërsa tek meshkujt – deri në 33%.