Hulumtimi: Mushkëritë rikuperohen vetë pas ndërprerjes së pirjes së duhanit

Bëhet fjalë për dëmtimin e shkaktuar nga mijëra kimikate komponentë në tymin e cigareve që po ndryshojnë gradualisht ADN-në.

Gjetjet e shkencëtarëve në Universitetin e Londrës të botuara në revistën shkencore Nature, tregojnë se mushkëritë e personave që kanë ndaluar pirjen e duhanit janë rikuperuar me shpejtësi.

Është treguar se mutacionet që çojnë në kancer të mushkërive nuk janë të përhershme dhe se në rast të ndërprerjes së pirjes së duhanit, qelizat që kanë shmangur dëmtimin mund të “riparojnë” indet e mushkërive.

Ky fenomen është vërejtur edhe te njerëzit që kanë pirë një paketë cigaresh çdo ditë për 40 vjet rresht.

Bëhet fjalë për dëmtimin e shkaktuar nga mijëra kimikate komponentë në tymin e cigareve që po ndryshojnë gradualisht ADN-në.

Këto dëme janë të pranishme edhe te duhanpirësit që nuk kanë pasur kancer, ndërsa në qeliza të caktuara janë zbuluar deri në 10 000 ndryshime.