Kur joga ndikon kundër shtimit në peshë

Ushtrimet joga ndihmojnë në zhvillimin e vëmendjes dhe vetëdijes të të gjitha planeve, por edhe të kësaj.

Hulumtuesit nga Qendra e studimit të kancerit në Seattle, zbuluan se ata që praktikojnë joga janë më pak të prirur ndaj shtimit në peshë. Por jo për shkak të stërvitjes, por për shkak se ata zhvillojnë vetëdijen për ushqimin.

Ushqimi i vetëdijshëm do të thotë se person e dinë se përse po ha dhe se do të ndaloj kur të jetë i ngopur – ndryshe nga zakonet: të konsumojmë ushqim kur nuk jemi të uritur ose për shkak të ndikimeve të jashtme (shoqëri, reklama, të ngrënit para televizorit…).

Pasi të anketuarit plotësuan një pyetësor, i cili tregon se sa janë të vetëdijshëm gjatë procesit të ngrënies, rezultatet treguan se personat që kishin nivelin më të lartë të vëmendjes dhe vetëdijes gjatë ngrënies, kishin indeksin më të ulët të masës trupore (treguesi i obezitetit).

Ushtrimet joga ndihmojnë në zhvillimin e vëmendjes dhe vetëdijes të të gjitha planeve, por edhe të kësaj.