Miq pas lindjes: Llojet e njerëzve që do t’ju çmendin

Pas kthimit nga materniteti, përgatituni që shtëpia t’ju mbushet nga të afërmit dhe nga miqtë më të ngushtë, por a do të merrni ndihmë prej tyre?!

Pasi të kalojnë 40 ditët e para të lindjes dhe kur të miqtë të fillojnë të vijnë, thuajse të gjithë do të kenë nga një këshillë “reale” për ju. Derisa, miqtë ndryshojnë njëri nga tjetri, pas një kohe ju do të dini saktësisht se cili nga miqtë (jo)qëllimisht do t’ju çojnë buzë çmendurisë.

Ndihmës që nuk ndihmojnë

Gjatë shtatzanisë të gjithë u premtuan ndihmë – të afërmit, miqtë, fqinjët … por realiteti është krejtësisht ndryshe. Të gjithë mahniten pas anëtarit të ri dhe duan të shohin atë, ta mbajnë atë në duar… deri në momentin kur të fillojë të qajë, pasi që është i uritur ose nuk duhet ti ndryshohet pelena. Atëherë e gjithë përgjegjësia është përsëri e juaja dhe ofertat për ndihmë duket sikur nuk vlejn më.

Miqtë të cilë kanë ardhur në pushime

Shumë prej tyre nuk do ta kuptojnë ndryshimin në jetën tuaj, do të vazhdojnë të vijnë në vizitë duke pritur ritmin e mëparshëm – që të pinë kafe, të bisedojnë, që të ju bashkangjiteni edhe ju, ndërsa ju mund të endërroni që të pushoni pasi foshnja juaj të ketë fjetur.

Miqtë që vonohen

Ju janë paraqitur miqtë. Foshnja fle, banesa është e rregulluar, edhe ju dukeni mirë. Diçka mungon? Mysafirët janë vonuar dhe do të vijnë pikërisht kur foshnja të zgjohet, të jetë e urritur, duhet të ndërrohet, të lahet …

Gratë të cilat mendojnë se çdo gjë që bëni është e gabuar

ОKëto ndoshta janë personat më irrituese, këto janë nënat (ose ndoshta edhe më keq, nuk kanë fëmijë, por mendojnë se duhet të shprehin dijen e tyre) të cilët mendojnë se qasja ose njohuria e tyre është më e mira. Gjithmonë do të komentojnë dhe do të këshillojnë, madje do të vlersojnë se dikund jeni gabim. Ah!

Ata të cilët vijnë në vizitë të sëmurë

Ka edhe njerëz të tillë të cilët nuk e mendojnë shëndetin e tyre dhe papritmas shfaqen në derë. Këto janë ato të cilët nuk kujdesen për të vegjlit, të cilët ende nuk e kanë të ndërtuar sistemin imun plotësisht, kështu që sëmundja e tyre (e miqve “të ndërgjegjshëm”) mund të jetë e rrezikshme për foshnjën.

Postieri që gjithmonë i bije ziles dy herë

Të gjithë kemi fqinjë të cilët vdesin që të ju tregojnë thashethemet e fundit, të cilat aspak nuk ju interesojnë juve, pikërisht në momentin kur mezi e keni vënë foshnjën në gjumë. Ose postier që nuk largohet nga zilja … rezultat që foshnja do të jetë e shqetësuar gjatë gjithë ditës!