Ndjeni dhimbje në krah, jeni të lodhur dhe kolliteni? Mund të keni probleme me zemrën

Megjithatë, ekzistojnë mjaft shenja dhe paralajmërime të cilat do t'ju ndihmojnë të zbuloni në kohë nëse diçka nuk është në rregull me zemrën tuaj.

Shumë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e problemeve të zemrës. Si meshkujt ashtu edhe femrat, janë të ekspozuar ndaj rrezikut për arsye të ndryshme që lidhen me mënyrë e jetesës. Megjithatë, ekzistojnë mjaft shenja dhe paralajmërime të cilat do t’ju ndihmojnë të zbuloni në kohë nëse diçka nuk është në rregull me zemrën tuaj. Këto shenja janë nga më të zakonshmet dhe nëse i vini re është e rëndësishme që t’u kushtoni vëmendje.

Dhimbje në krah 

Shumë njerëz përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa tek femra dhimbja shfaqet tek të dyja krahët. Shumë gra raportuan se përjetonin dhimbje të pazakonta në bërryl përpara se të pësonin atak në zemër. Kjo ndodh pasiqë dhimbja nga zemra udhëton në shpinë ku janë të lidhur shumë nerva të trupit. Atëherë truri bëhet “konfuz” dhe mendon se dhimbja është në krah madje edhe atëherë kur është e vërtetë.

 

Kollitje e vazhdueshme

Kollitja mund të shkaktohet nga shumë gjëra, por gjithashtu mund të jetë edhe shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kollitje e vazhdueshme e shoqëruar me sekret që përmban gjak, është mjaft e zakonshëm tek njerëzit me probleme të zemrës.

Këmbë, nyje dhe shputa të ënjtura 

Kur zemra nuk e pompon gjakun siç duhet, lëngu nga enët e gjakut kalon në indet e afërta. Kjo më së shpeshit ndodh  në këmbë dhe shputa për shkak të gravitetit. Ky çrregullim quhet edemë periferike dhe mund të paraqitet edhe tek shumë njerëz që nuk kanë probleme me zemrën. Megjithatë, meqenëse është simptomë e zakonshme e sëmundjeve të zemrës, mos e injoroni.

Humbja e oreksit dhe të përziera

Shumë njerëz të cilët vuajnë nga problemet e zemrës, e humbin oreksin dhe vetëm pas disa kafshatave ushqim u vjen neveri. Arsyeja është grumbullimi i lëngjeve rreth mëlçisë dhe zorrëve të cilat e pengojnë tretjen. Këto simptoma shpesh shoqërohen me dhimbje abdominale. Nëse të gjitha këto simptoma i ndieni njëherësh, vizitojeni mjekun menjëherë.