Përse shëtitja në pyll është e mirë për shëndetin

Në të njëjtën kohë është treguar se trungjet nëpër pyje lëshojnë substanca që quhen fitoncide, të cilat kanë veti antimikrobike dhe mund të forcojnë sistemin imunitar.

Hulumtimet e kryera në Japoni dhe Korenë e Jugut kanë treguar se shëtitja dy orëshe në pyll mund të ndihmojë në zvogëlimin e tensionit të gjakut, në zvogëlimin e niveleve të hormoneve të stresit-kortizol, dhe të përmirësoj kujtesën dhe përqendrimin.

Në të njëjtën kohë është treguar se trungjet nëpër pyje lëshojnë substanca që quhen fitoncide, të cilat kanë veti antimikrobike dhe mund të forcojnë sistemin imunitar.

Gjatë qëndrimit në pyll, rekomandohet frymëmarrja e thellë dhe absorbimi i atmosferës së pyllit si një mënyrë për të arritur efekt qetësues, rinovues dhe ripërtëritës.

Duhet të theksohet se efektet pozitive të të ashtuquajturit notimi në pyll (i cili është i vërtetuar shkencërisht) përfshi: rritjen e numrit të qelizave natyrore vrasëse dhe përmirësimin e funksioneve të sistemit imunitar, zvogëlimin e tensionit të gjakut, përmirësimin e gjumit, ngritjen e nivelit të energjisë, përmirësimin e gjendjes shpirtërore, shërimin e shpejtë nga sëmundjet ose ndërhyrjet kirurgjike, si dhe reduktimin e stresit.