Pse pas drekës kemi nevoj për ëmbëlsira?

Në mënyrë që të jeni plotësisht të kënaqur me vaktin, ai duhet t'i përmbajë të gjitha pesë shijet: e thartë, e kripur, djegëse, e hidhur dhe e ëmbël.

Profesionistët kanë zbuluar disa arsye se përse njerëzit, menjëherë pas vaktit kryesor – drekës, kërkojnë që të hanë diçka të ëmbël, por dhe gjithashtu kanë dhënë edhe disa rekomandime se si të zvogëlohet konsumimi i sheqerit.

Prirja e lindur për ëmbëlsira – Ekzistojë indikacione se njerëzit lindin me predispozicion ndaj gjërave të ëmbla, pasi që janë evolucionarisht të kushtëzuara. Shikuar në mënyrë evolutive, njerëzit preferojnë ushqime energjike siç është sheqeri. Sheqeri siguron energji për mbijetesë kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm. Nga fiziologjia është e njohur se konsumi i sheqerit shkakton sekrecionin e dopaminit në tru, hormon i cili shoqërohet me motivimin dhe shpërblimin, kështu që kur njerëzit hanë gjëra të ëmbla ndihen më mirë.

Nevoja për një gamë të gjërë shijesh – Në mënyrë që të jeni plotësisht të kënaqur me vaktin, ai duhet t’i përmbajë të gjitha pesë shijet: e thartë, e kripur, djegëse, e hidhur dhe e ëmbël. Megjithatë, nëse ushqimi më së shumti ka qenë i kripur, i thartë, djegës dhe i ngjajshëm, pas ngrënies do të ndjeni nevojën që të shijoni edhe shijen e ëmbël e cila mungoi.

Shprehitë kulturore të kushtëzuara – Në shumë kultura, vakti nënkupton që në fund të shërbehet edhe ëmbëlsira, për këtë arsye nëse nuk shërbehet asgjë e ëmbël ekziston ndjesia se vakti nuk ka qenë i plotë.

Shprehi nga fëmijëria – Shumica e fëmijëve i duan jashtëzakonisht ëmbëlsirat dhe shpesh herë si dhurata marrin çokollata. Kjo lidhje me gjërat e ëmbla dhe ndjesia se jemi shpërblyer mbetet edhe kur të plakemi.

Nevojat emocionale – Emocionet mund të jenë arsyeja që neve na hahet ëmbëlsira edhe atëherë kur jemi të ngopur. Shumë njerëzve u mungon “ëmbëlisa e brendshme” në jetë. Mëngjesi, dreka, darka është mënyra më e mirë për t’u lidhur me anëtarët e familjes dhe të afërmit tjerë dhe të ndjehemi të mbushur me dashuri. Disa njerëz kanë dëshirë të shijojnë gjërat e ëmbla, pasiqë ata kan qenë shpërblimi i tyre në fëmijëri.