Progresioni i sëmundjes Alzheimer mund të parashikohet me anë të testit të gjakut

Këto rezultate mendohet se kontribuojnë në rritjen e numrit të provave që sugjerojnë se, neurofilamenti i zinxhirit të lehtë (NfL) mund të përdoret klinikisht si biomarker për sëmundjen Alzheimer dhe sëmundjeve të tjera neurodegjenerative.

Studimin të cilin e zhvilluan shkencëtarët e Qendrës gjermane për sëmundjet neurodegjenerative në Tübingen, tregoi se nëpërmjet analizave të gjakut mund të parashikonte progresioni i sëmundjes dhe neurodegjenerimi i trurit në faza shumë të hershme të sëmundjes Alzheimer.

Në fakt, është treguar se nivelet e serumit neurofilament (NfL) kanë qenë në korrelacion me nivelet e lëngut cerebrospinal (CSF) dhe janë ngritur në fazat para-simptomatike të sëmundjes Alzheimer. Deri para 16 vitesh para shfaqjes së simptomave të demencës, erdhi deri te ndryshimet e dukshme në gjak.

Këto rezultate mendohet se kontribuojnë në rritjen e numrit të provave që sugjerojnë se, neurofilamenti i zinxhirit të lehtë (NfL) mund të përdoret klinikisht si biomarker për sëmundjen Alzheimer dhe sëmundjeve të tjera neurodegjenerative.

Nivelet e larta të NfL-së mund të jenë shenjë e shumë sëmundjeve dhe lëndimeve të ndryshme neurologjike. Kur neuronet e trurit janë të dëmtuara ose vdesin, lirohet proteina NfL, e cila më pas arrin në lëngun cerebrospinal dhe në gjak.