Sapo zgjoheni vraponi direkt e në banjo? Ja çfarë do të thotë

Vizitat në banjo gjatë mëngjesit janë mjaft normale, por ajo çka duhet t’ju shqetësoj është nëse kjo gjë u ndodh gjatë gjithë ditës

Me siguri nuk jeni shtatëzëne ose nuk keni ndonjë inflamacion në fshikëzën e urinës, por përsëri çdo mëngjes praktikisht jeni “të ngjitur” për guaskën dhe siç duket ju nuk mund të ndaloni urinimin. “Women’s Health” shpjegon se pse kjo ndodh dhe pse nuk duhet të shqetësoheni.

Gjatë natës veshkët filtrojnë më pak urinë se zakonisht, ndërsa fshikëza relaksohet dhe mund të mbledhë sasi më të madha të urinës.

Kafja e mëngjesit nuk e ndihmon këtë gjendje, sepse vet kafja është një diuretik i fortë më vete

Përveç kësaj, hormoni vasopressin ose hormoni antidiuretik (ADH) i koncentron qelizat që të mbajnë ujin, duke shkaktuar urinim urgjent në mëngjes.

Kafja nuk e ndihmon këtë situatë, pasi ajo vet është një diuretik i fortë dhe nëse kjo është pija juaj e parë e mëngjesit, siç është e shumë njerëzve, atëherë nuk është çudi që ju do të shkoni më shpesh në banjë.

Ku duhet të bëni kujdes

Vizitat e tualetit në mëngjes janë mjaft normale, por ajo çka duhet t’ju shqetësoj është nëse kjo ndodh gjatë gjithë ditës. Në raste të tilla, në çdo kusht vizitoni mjekun nëse keni probleme me urinimin e shpeshtë, sepse mund të jetë një infeksionit i traktit urinar (sidomos nëse ndjeni dhimbje ose djegie derisa urinoni) ose, ndoshta keni një fshikëz tepër aktive.

Shanset janë të vogla, por përsëri mund të bëhet fjalë për diabetin, i cili një nga simptomat kryesore ka urinim e shpeshtë dhe thuajse gjithmonë e ndjek një etje e vazhdueshme dhe gojë e thatë.

Opsioni i fundit është fibroma, rritje benjinje të krijuara nga indet fibroze dhe indet lidhëse të cilat manifestohen përmes ndjenjës së presionit në pjesën e poshtme të barkut ose menstruacioneve të tepërta.