Sëmundja e mishrave të dhëmbëve shoqërohet me rrezikun e sulmit në tru

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve ose sëmundja paradontale është infeksion kronik bakterial që prek strukturat e buta dhe të forta që i mbështesin dhëmbët dhe shoqërohet me inflamacion

Disa studime të publikuara kohëve të fundit kanë treguar se sëmundja parodontale mund të shoqërohet me rrezik të lartë të sulmit në tru ose aterosklerozë.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve ose sëmundja paradontale është infeksion kronik bakterial që prek strukturat e buta dhe të forta që i mbështesin dhëmbët dhe shoqërohet me inflamacion. Për shkak se inflamacioni luan rol të madh në zhvillimin dhe përkeqësimin e aterosklerozës, është provuar të hetohet nëse sëmundja e mishrave të dhëmbëve është e lidhur me aterosklerozën (ngurtësimin e mureve arterial) të enëve të gjakut të trurit.

Është treguar se sulmet në arteriet e mëdha të trurit shoqërohen me aterosklerozë intrakraniale, ndërsa kjo ka qenë dy herë më e zakonshme te pacientët me sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

Sipas mendimit të ekspertëve, është jashtëzakonisht e rëndësishme që mjekët të pranojnë që sëmundja e mishrave të dhëmbëve është burim i rëndësishëm i inflamacionit tek pacientët, dhe të veprohet në trajtimin e sëmundjes paradontale.

Faktorët e rrezikut për sulmin në tru, përveç arteriosklerozës, përfshijnë edhe hipertensionin, nivelin e lartë të kolesterolit, diabetin dhe mbipeshën.