Si të dalloni mjaltin natyral

Mjalti natyral dhe me kualitet të lartë kur qëndron bëhet i trashë dhe kristalizohet, ndërsa mjalti i përzier me shurup mbetet i lëngshëm.

Kur bleni mjaltë mund të bëni një analizë të shpejtë: tretni një lugë mjaltë në një gotë me ujë. Nëse mjalti është i mirë dhe natyral, pa shtojca të sheqerit ose shurupit, uji duhet të jetë i turbulltë, por pa fundrinë. Nëse shfaqet fundrinë, do të thotë se mjalti nuk është natyral, po i rrem.

Nëse mjalti nuk është natyral, ku bletët ushqehen me sheqer, mjalti do të mbaj erë dylli dhe nuk do të ketë ndonjë erë të veçantë. Gjithashtu, do të jetë me ngjyrë të verdhë të lehtë, pa shije dhe mjaft i ëmbël. Nëse bletët ushqehen me shurup sheqeri, mjalti do të jetë i ndritshëm po jo në mënyrë natyrale. Nëse është mjaft i shëndritshëm, atëherë mund të ketë të shtuar sheqer.

Prania e niseshtes në mjaltë mund të kuptohet vetëm me një pikë jod të lëngshëm, i cili  aplikohet në mjaltë. Mjalti i rremë menjëherë do të mavioset. Nëse mjalti është shumë i errët, me aromë të lehtë ose me shije të karamele, kjo do të thotë se është i shkrirë. Është i shkrirë madje edhe kur është i lëngshëm në temperatura të ulëta.

Konsistenca e mjaltit duhet të jetë e dendur, por jo shumë. Në temperaturë prej 20 gradësh dhe më shumë, mjalti në lugë duhet të mbështillet si fije. Nëse është i hollë, do të thotë se është i papjekur, përplot me ujë dhe mund të acidohet.

Është e pëlqyeshme që shitësi të pyetet se ku dhe kur mblidhet mjalti, si dhe nga çfarë bimësh është i fituar. Sigurohuni që të shikoni deklaratën. Në të duhet të shkruajë standardi, lloji, lloji botanik i mjaltit, koha dhe vendi i grumbullimit, si dhe emrin dhe adresa e bletarit.