Si t’ju zë gjumi në 10 minuta

Kjo është një nga seritë e teknikave relaksuese të cilën mund të provoni në çdo rast, nuk mund t'ju dëmtojë, por mund të ketë efekt tek ju.

Nëse çdo natë rrotulloheni në shtrat dhe nuk mund të flini gjumë atëherë provoni teknikën e projektuar nga Lauren Witcher, e cila do t’ju ndihmojë që të bini në gjumë në 10 minuta, madje ndoshta edhe për më pak.

Kjo është një nga seritë e teknikave relaksuese të cilën mund të provoni në çdo rast, nuk mund t’ju dëmtojë, por mund të ketë efekt tek ju.

Relaksohuni – Kujtojeni se në çfarë gjendje emocionale keni qenë gjatë gjithë ditës, ndërsa pastaj ngadalë relaksohuni, dhe të gjitha ndjenjat që ju torturuan gjatë ditës thjesht i lërini që të shkojnë.

Merrni frymë – Disa herë me rradhë merrni frymë thellë. Relaksoni shpatuallat tuaja, muskujt e barkut, fytyrën, duart dhe këmbët. Thjesht relaksoheni nga tensioni në të gjithë trupin, ndërsa frymëmarrja e thellë ndihmon për këtë.

Imagjinoni – Imagjinoni sikur trupi juaj të jetë i ndërtuar nga drita dhe se ju mund të shihni çdo qelizë që është brenda nga koka deri te këmbët, dhe secila është e mbushur me dritë, ngrohtësi dhe qetësi.

Dorëzoheni – Kur të keni zotëruar të gjitha këto teknika, thjesht mbyllni sytë dhe dorëzojuni ngrohtësisë dhe qetësisë që keni arritur. Qëndroni në një gjendje vizualizimi derisa të flini gjumë.