Të vërteta për shfaqjen e flokëve të thinjura: A është stresi arsyeja kryesore?

Nëse edhe ju keni menduar se në shfajqen e flokëve të thinjura ndikon java, muaji ose viti stresues, atëherë kjo ka qenë një iluzion për ju.

Flokët marrin ngjyrë falë melaninës, pigmenti i njëjtë i cili përcakton ngjyrën e lëkurës dhe syve. Melanina me kalimin e viteve gradualisht humbet, gjë që rezulton në flokë të thinjura, por më vonë edhe plotësisht të zbardhura, pretendojnë profesionistët e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

Flokët bien dhe rriten të reja, por qelizat që e prodhojnë pigmentin në qime përsëri lëvizin, por ndërsa rritemi, megjithatë ashtu siç plakemi ato në një farë mënyre dobësohen dhe këtë funksion e kryejnë më ngadalë.

Por, a mundet stresi ta përshpejtojë këtë proces? A është ai përgjegjës për dobësimin e melaninës?

Stresi është shkak i njohur dhe i provuar për rënien e tepërt dhe të papritur të flokëve, por asnjë hulumtim nuk ka vërtetuar se stresi është përgjegjës për zbardhjen e papritur të flokëve. Gjithashtu, shkencëtarët argumentojnë se ekziston një lidhje, por ajo nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm. Shkencëtarët pohojnë se është e pamundur që flokët të zbardhen brenda natës, gjë që ndodh në disa raste, por kjo jo rrallë herë shoqërohet me stresin.

Zhdukja e melaninës nga flokët nënkupton një proces të caktuar kohor, edhe pse nuk është i dukshëm, i cili zgjat, ndërsa rezultatet e dukshme vijnë në fund: flokët bëhen të bardhë, duke humbur pigmentin.

Në shumicën e rasteve, për flokët e thinjur mund të fajësoni prindërit tuaj, dhe jo stresin. Gjenetika luan rol të madh. Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se edhe cili gjen është përgjegjës për shfaqjen e flokëve të thinjur, dmth., IRF4.

Megjithatë, ekziston diçka që mund të përshpejtojë shfaqjen e flokëve të bardhë – kjo është pirja e duhanit. Një studim ka treguar se ekziston lidhja midis pirjes së duhanit dhe shfaqjes së flokëve të bardha para moshës 30 vjeçare. Pirja e duhanit dhe stresi sigurisht që mund të ndikojnë në shfaqjen e hershme të flokëve të bardha, por ato në asnjë mënyrë nuk e bëjnë këtë, pretendojnë shkencëtarët.