Teknikë e re kundër stresit – fryrja e gishtit të madh

Ju jeni të stresuar dhe do të donit që gjeni një mënyrë që të lehtësonit menjëherë presionin nga të gjitha anët? Kjo gjë mund t'ju ndihmojë - fryrja e gishtit të madh.

Kohëve të fundit, një grup ekspertësh doli me idenë se edhe fryrja e gishtit të vet mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme, sidomos kur nuk mund të kontrollosh frymëmarrjen e përshpejtuar.

Në të vërtetë, kjo teknikë stimulon punën e nervit vagus që shtrihet në njërën nga të dy anët e trupit, duke filluar nga indet e trurit në qafë, dhe pastaj vazhdon në gjoks dhe në bark. Stimulimi i nervit vagus ngadalëson punën e zemrës, gjë që zvoglon stresin dhe qetëson. Kjo teknikë e fryrjes së gishtit të madh, krijon presion të intensifikuar në brendësi të barkut dhe gjoksit, nga çka stimulon nervin vagus dhe kështu e ngadalëson ritmin e zemrës. Kjo gjë ndodh sepse përpiqeni të fryni përmes një rruge të bllokuar.

Interpretim i shkencëtarëve japonezë, se çdo gisht ka domethënien një pjesë të trupit, një organi, si dhe një gjendje psikike dhe simptoma fizike.

Megjithëse gishti i madh nuk është pranë nervit vagus, me teknikën e duhur mund të ndihmohet stimulimi i tyre. Ajo çka duhet të bëni është, të vendosni gishtin e madh në gojë (si foshnja kur thith gishtin), thithni sa më shumë me qëllim që të krijoni vakum, fryni fuqishëm dhe përpiquni që të mos dal jashtë aspak ajër.