Truke për zgjim të shpejtë

Nëse keni pasur një ditë të lodhshme dhe në mëngjes nuk mund të zgjoheni as edhe me kafe, atëherë provoni këto këshilla.

Kafja jo gjithmonë ndikon në zgjimin, ndërsa efektet e saj dobësohen për arsye të ndryshme. Nëse nuk ju ndihmon kafeja pa qumësht dhe sheqer, atëherë provoni këto truke për t’u zgjuar më lehtë.

Rrezet e diellit dhe ajri i freskët

Pavarësisht se sa e ftohtë bën jashtë, kur të zgjoheni dilni në oborr ose në ballkon, në mënyrë që të “thithni” vitaminën D, të thithni ajër të pastër dhe të zgjoheni.

Tërhiqni flokët

Ngadalë dhe lehtësisht tërhiqni flokët, me qëllim që të përmirësoni qarkullimin. Edhe pse kjo tingëllon çuditshëm, megjithatë nuk është, pasiqë është një mënyrë mjaftë efektive për t’u zgjuar.

Bëni dush me ujë të ftohtë 

Përkundër faktit se uji i ftohtë zvogëlon poret dhe ndikon në bukurinë e lëkurës, ky truk do t’ju zgjojë shumë shpejt.

Alarmin vendoseni larg shtratit

Në këtë mënyrë nuk do të mund të shtyni zgjimin, pasiqë do t’ju duhet të dilni nga shtrati për të fikur alarmin.

Masazhoni duart

Zona midis shuplakave dhe kyçeve të dorës është shumë e ndjeshme dhe nëse e masazhoni atë zonë për disa minuta, me siguri do të zgjoheni.

Dëgjoni muzikë më të shpejtë

Sapo të zgjoheni, ndizni radion dhe gjeni muzikë me melodi më të shpejtë.

Streching

Sapo të jeni zgjuar mos u ulni menjëherë në krevat dhe të gogësini. Çohuni, zgjatuni, sidomos kurrizin, qafën dhe këmbët. Në këtë mënyrë, gjaku do të fillojë të qarkullojë më shpejt nëpër trup.