Zbulohet gjeni i obezitetit

Hulumtimi i një grupi shkencëtarësh australianë zbuloi se, se minjtë e rritur pa gjenin RCAN1, nuk kanë shtuar në peshë, edhe pse kanë ngrënë ushqime me shumë yndyrë dhe kalori.

Një grup shkencëtarësh australianë besojnë se janë afër zbulimit, falë të cilit ne do të mund të hamë çdo gjë që duam, e megjithatë të mos shtojmë në peshë. Domethënë, është zbuluar se minjtë e rritur pa gjenin RCAN1, nuk kanë shtuar në peshë, edhe pse kanë ngrënë ushqime me shumë yndyrë dhe kalori.

Duke pasur parasysh se edhe njerëzit e kanë këtë gjen, shkencëtarët shpresojnë se e qasja e njëjtë inovative mund të funksionojë edhe tek njerëzit me mbipeshë.

Gjatë hulumtimit minjve iu është dhënë ushqime të ndryshme nga të cilat rritet pesha, ndërsa me bllokimin e gjenit RCAN1, është ndihmuar konvertimi i yndyrnave të bardha jo të shëndetshme, theksojnë shkencëtarët.

Tableta që do të bllokonte gjenin RCAN1 do t’ju mundësote njerëzve që të digjnin më shumë kalori, edhe atë përderisa qëndrojnë, por nuk ndikonin as në oreksin e tyre, është edhe një tjetër nga një sërë pretendimesh të grupit të shkencëtarëve australianë të cilët punuan në këtë hulumtim.